Insajderi
Biznes

Gjermania shënon rritje të inteligjencës artificiale në industri

Insajderi
06 April 2019 - 10:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

​Përdorimi i inteligjencës artificiale (IA) po rritet ndjeshëm në industrinë gjermane, sipas një studimi të publikuar sot, ditën e hapjes së panairit industrial të Hanoverit.

“Rreth 12% e kompanive industriale janë duke përdorur IA-në”, sipas Achim Berg, president i “Bitkom”, shoqata e sektorit të informatikës në Gjermani.

Sipas këtij studimi të “Bitkom”, gjysma e kompanive po punojnë me pretendimin se makineritë që mësojnë të sjellin ndryshime drastike në praktikat aktuale të biznesit, me 47% që e shohin se do të ndikojë në rritjen e prodhimit.

Rreth 25% e makinerive në Gjermani janë të lidhura me internetin, ndërsa 10% e kompanive kanë më shumë se gjysmën e makinerive të lidhura në rrjet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark