Çfarë thoshte Faik Konica për ikjen e Ahmet Zogut - Insajderi
×
Kulturë

Çfarë thoshte Faik Konica për ikjen e Ahmet Zogut

Insajderi
08 April 2019 - 12:57
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njëri nga shqiptarët më të ditur të kohës, Faik Konica në vitin 1939, kur Shqipëria ishte pushtuar nga Italia, po kryente detyrën e ambasadorit fuqiplotë në Washington. Gazetari Hilmar Baukhage e kishte intervistuar Konicën pasi i kishte bërë një vizitë në apartamentin e tij. Ai kishte mbetur i impresionuar me bibliotekën e tij duke thënë se aty është vetë Shqipëria.

Duke folur për invadimin italian, Konica komenton edhe ikjen e Ahmet Zogut duke thënë se shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë që Musolini e sulmoi Shqipërinë mu në ditën kur Mbretit i kishte lindur djali.

Gazetari i Zërit të Amerikës Ilir Ikonomi ka prezantuar këtë material ekskluziv të intervistës së Konicës.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Ikonomit bashkëngjitur me intervistën.

Po ju paraqes një material zanor të papublikuar ndonjëherë.

Është intervista e Faik Konicës, ministrit fuqiplotë të Shqipërisë në Uashington dhënë radios amerikane NBC më 8 prill 1939, një ditë pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia.

Kanë kaluar 80 vjet nga ajo ditë. Pushtimi italian ishte një goditje e rëndë për ministrin Konica dhe për të tjerë që i besuan miqësisë së shtirur të Benito Musolinit. Në intervistë, Konica e quan agresionin e Italisë kundër Shqipërisë së pambrojtur “një thikë pas shpine”.

Intervistuesi quhet Hilmar Baukhage, komentator i njohur i asaj kohe. Disa orë përpara bisedës në radio, Baukhage e kishte vizituar Konicën në apartamentin e tij në Hotelin Mayflower të Uashingtonit, duke shprehur habi për librat e shumtë që rrethonin ministrin erudit të Shqipërisë.

Ky është i vetmi zë i Konicës që njohim deri më sot. Intervistën po e bëj publike të plotë me lejen e radios NBC në Nju Jork.

https://www.facebook.com/ilir.ikonomi/videos/10157125273878684/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark