Kur “Bond 25” do të dalë në kinema, parashikuar për më 8 prill 2020, do të kenë kaluar 14 vjet nga paraqitja e parë e aktorit.
Pierce Brosnan, që bëri paraqitjen e parë në rol me ”Goldeneye”, 1995, kaloi 7 vjet si personazhi kryesor.
Ishte ”Casino Royal”, 2006, filmi i parë ku 38-vjeçari Craig debutoi në rolin e 007-s dhe tani aktori britanik, në moshën 51-vjeçare, përgatitet për kapitullin e tij të pestë dhe të fundit të sagës.