Insajderi
Biznes

Mercedes për herë të parë prodhon AMG jashtë Gjermanisë për shkak të Kinës

Insajderi
28 April 2019 - 19:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjiganti Daimler do të prodhojë Mercedes-AMG për herë të parë jashtë Gjermanisë për shkak të kinezëve.

Bëhet fjalë për versionin e sedan-it të zgjeruar të modelit më të vogël AMG A 35, i cili do të fillojë prodhimin në Pekin në fund të vitit.

Aktualisht, modeli AMG A45 në Kinë është prodhuar në Gjermani, i cili është gjithashtu modeli më i shitur në vendin më të populluar në botë.

Popullariteti i A45 tregon se kinezët janë jashtëzakonisht të interesuar në makina me performancë të lartë, megjithëse qytetet kineze janë bllokuar nga trafiku i rëndë dhe rrugët e mbuluara nga kamerat për regjistrimin e tejkalimit të shpejtësisë.

Megjithatë, modelet më të vogla AMG janë shumë të njohura, edhe pse A 35 ka 302 kuaj fuqi dhe A 45 posedon 376 kuaj fuqi.

Të dy kanë një motor me katër cilindra 2.0-litërsh dhe përshpejtojnë nga 0-100 km/h për 4.9 sekonda.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark