Fotoja e planetit Saturn e shkrepur nga kamera e Galaxy S8 - Insajderi
×
Teknologji

Fotoja e planetit Saturn e shkrepur nga kamera e Galaxy S8

Insajderi
30 April 2019 - 10:31
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Astrofotografi Afrikano Jugor Grant Petersen ka arritur të shkrepë një foto të planetit Saturn dhe Hënës sonë duke përdorur një Galaxy S8 dhe një teleskop 8-inç Dobsonian nga shtëpia e tij në Johanesburg.

Për të kapur imazhin Petersen regjistroi video me Galaxy S10 me 60 frekuenca në sekondë. Më pak e përpunoi klipin duke shkrirë disa frekuenca për të prodhuar një foto më të qartë me shkëlqimin e duhur.

Është e njëjta metodologji që përdor NASA për të fotografuar aktivitete madhore astronomike si fotoja e një komete apo edhe fotografimin e stacionit hapësinor.

Saturni është 1.4 miliardë kilometra larg nga Toka. Fotoja e Petersen tregon sesa i vogël është planeti Saturn kur shihet nga Toka edhe pse është planeti i dytë më i madh i Sistemit Diellor pas Jupiterit.

Për ta vënë në perspektivë distancën e Tokës me planetin Saturn, Hëna është vetëm 384,000 kilometra larg Tokës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark