Insajderi
Biznes

Hawaii do të testojë avionin hibrid elektrik për fluturim komercial

Insajderi
30 April 2019 - 12:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Avionët hibridë elektrikë do të vihen në provë nga një kompani ajrore nga Hawaii, duke shpresuar që t’i përdorë ata për fluturimet tregtare të shkurtra.

“Star-Advertiser”, i Honolulu njoftoi të dielën se “Mokulele Airlines” dhe kompania  e avionit me bazë në Los Angeles, “Ampaire”, po planifikojnë të testojnë një model hibrid që të fluturojë në shtator apo tetor.

Kompanitë thonë se një aeroplan hibrid do të siguronte kosto më të ulëta operative, si dhe rrugë shtesë dhe fluturime më të shpeshta. Hawaii është një përshtatje e mirë për shërbimin, sepse komunitetet mbështeten në fluturime të shkurtra për të udhëtuar midis ishujve.

Zyrtarët thonë se “Mokulele” u ble në shkurt nga “Southern Airways”, por partneriteti me “Ampaire” do të vazhdojë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark