Insajderi
Biznes

BMW tregon nëse do të prodhojë pick-up

Insajderi
13 May 2019 - 12:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Spekulimet për një kamionçinë të mundshme të markës BMW u refuzuan plotësisht nga drejtori i degës australiane të gjigantit gjerman Wikram Pawach.

Ai vuri në dukje se bota nuk ka nevojë për një pick-up  bavarez dhe se ai nuk do të jetë kurrë një opsion për BMW.

Thashethemet mbi një pick-up të mundshëm BMW nisën kur rivali i tij Mercedes prezantoi klasën Mercedes-Benz X, e cila është në thelb Nissan Navara.

Megjithatë, në Bavari mbeten të fokusuar në prodhimin e makinave luksoze dhe kamionçina premium nuk përputhet me atë histori.

Pasi BMW nuk ka ndërmend të vendosë emblemën e saj në një produkt të huaj si Mercedes, pasi kundërshton filozofinë e markës bavareze, zhvillimi i një karrocerie për një kamionçinë nuk është financiarisht i zbatueshëm.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark