Insajderi
Biznes

Shërbimi TViM falas edhe për klientët e Super DUO Familjare HD!

Insajderi
16 May 2019 - 12:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të gjithë klientët e pakove Super DUO Familjare, tashmë mund ta përdorin shërbimin TViM pa pagesë dhe kështu ta kenë televizorin me vete kudo që shkojnë.

TViM mundëson televizorin e personalizuar në çfarëdo pajisje të mençur, si telefon, laptop, tablet apo kompjuter, përfshirë edhe shërbimin VoD! Abonuesit e pakove Super DUO familjare, krejt çfarë duhet të bëjnë tani është që përmes telefonave të tyre të kyçen në internetin e shtëpisë apo të telefonit dhe të shikojnë kanalet dhe emisionet e preferuara. Shërbimi TVim, mund të përdoret edhe në tre pajisje të ndryshme njëkohësisht, brenda dhe jashtë shtëpisë dhe në të gjitha zonat që janë të mbuluara me rrjetin e IPKO-së. 

Çoftë për argëtim, sport, lajme, muzikë, filma apo dokumentare, klientët e pakos Super DUO Familjare tashmë mund të përjetojnë eksperiencën më të mirë televizive, e cila ofrohet në mënyrë të sigurt, në çfarëdo pajisje.

IPKO është lider në ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, që u mundëson abonuesve të vet të shijojnë eksperiencat dhe momentet më të çmueshme para televizorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark