Insajderi
Biznes

Shpërbërja e Facebook, gjëja e fundit që BE-ja do të kërkonte

Insajderi
21 May 2019 - 10:13
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vestager u pyet në një konferencë teknologjike në Paris nëse do të ishte pro një ndarjeje të Facebook pasi politikanë Amerikanë dhe madje bashkëthemeluesi i Facebook kishin folur në favor të shpërbërjes së kompanisë.

Një ndarje e rrjetit social Facebook do të ishte opsioni i fundit që do të na vinte në mendje dhe do të niste një mori procedurash ligjore tha komisionerja Evropiane për konkurrencën Margaret Vestager ditën e Premte.

Vestager u pyet në një konferencë teknologjike në Paris nëse do të ishte pro një ndarjeje të Facebook pasi politikanë Amerikanë dhe madje bashkëthemeluesi i Facebook kishin folur në favor të shpërbërjes së kompanisë.

“Sigurisht, do të ishte gjëja e fundit. Unë mendoj se do të na mbante nëpër gjykata për një dekadë të tërë. Do të ishte mënyra më direkt dhe më e fuqishme për të dhënë se kemi nevojë për të aksesuar të dhëna,” tha Vestager.

Bashkëthemelues i Facebook dhe shoku i dhomës në kolegj i Mark Zuckerberg, Chris Hughes këtë muaj tha në një opinion për Nju Jork Times se Facebook duhej të shpërbëhej urgjentisht. /


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark