Insajderi
Biznes

16 miliardë dollarë ndihma për fermerët e goditur nga lufta tregtare

Insajderi
24 May 2019 - 08:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qeveria federale amerikane njoftoi sot një pako ndihme prej 16 miliardë dollarësh për fermerët, bizneset e të cilëve janë dëmtuar nga lufta tregtare me Kinën.

SHBA-ja dhe Kina kanë qenë për një vit në një përplasje të ashpër në lidhje me rritjen e tarifave, ku Uashingtoni akuzonte Pekinin për praktika të padrejta, përfshirë barrierat për të tregtuar dhe vjedhjen e pronës intelektuale.

“Shuma e kësaj pakete ndihme është në linjë me impaktin e vlerësuar në lidhje me tarifat hakmarrëse ndaj produkteve bujqësore amerikane dhe ndërprerje të tjera tregtare”, njoftoi Departamenti i Bujqësisë./


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark