Insajderi
Biznes

Ky model i veturës “Audi” harxhon vetëm 3 litra naftë

Insajderi
25 May 2019 - 11:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vetura e re e serisë A4 të ‘Audi’-së në dizell shpenzon vetëm tri litra në 100 kilometra.

Dizell në vend të Benzin për veturat e reja të serisë A4 të Audisë.

Përderisa prodhuesit e tjerë të veturave e kanë limituar prodhimin e serive me sistem dizell, vetura top e markës gjermane Audi do të jetë një kombinim mes eletrikës dhe turbodizellit, transmeton lajmi.net.

Kompania në fjalë parasheh që harxhimet mos të jenë të mëdha dhe parashihet që tri litra të jenë të afta të mjaftojnë për 100 km distancë.

Shpejtësia e lëvizjes së kësaj veture pritet të jetë 250 km/h. Ndërkohë, shpejtësia prej 100 km/h do pritet të kapet prej 4.8 sekondash.

Seria sportive e A4, RS 4 do të prodhohet vitin e ardhshëm, shkruan e përditshmja zvicerane ‘Blick’.

Çmimi fillestar i serive do të jetë nga 47 mijë euro, gjersa S4 do të arrijë çmimin 80 mijë sosh.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark