Insajderi
Biznes

WikiLeaks jep lajme të këqija për përdoruesit e iPhone, CIA di çdo gjë për ju

Insajderi
26 May 2019 - 12:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Operacionet e përgjimit të ndërmarra nga CIA mund të sabotohen pas publikimeve të fundit të Wikileaks, që tregonin teknikat e hakerimit.

Teknologjia e krijua nga CIA është projektuar enkas që të instalohet fizikisht në iPhonët e rinj. Kjo ka qenë një deklaratë e bërë nga WikiLeaks.

Në deklaratë thuhet:Është e mundur që shumë prej sulmeve të CIA-s në aspektin e qasjes fizike të jenë përdorur për të infektuar prodhimet e kompanisë në fjalë.”

WikiLeaks”, pretendon gjithashtu se CIA-s disponon aftësinë për të vënë në përdorim kode nëpërmjet një USB-je, kur një kompjuter “Mac” është në proces hapjeje.

Kjo lejon që përdoruesi të anashkalojë fjalëkalimet dhe të ngarkojë programin e hakerimit.

Në një deklaratë të mëparshme të bërë nga “WikiLeaks” u hodhën dyshime se publikimi i disa informacioneve mbi një program të madh hakerimi, mund të ishte përdorur nga CIA.

Në dokument pretendohej se CIA është e pajisur me programe hakerimi që ndërhyjnë në sistemet e shteteve të tjera, përfshirë Rusinë, që mundëson lënien e “gjurmëve të rreme dixhitale” për të çorientuar hetuesit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark