Insajderi
Biznes

IuteCredit Kosova mbështet projektin Libra me Zë për fëmijët e verbër dhe me pamje të dobësuar

Insajderi
28 May 2019 - 10:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

IuteCredit Kosovo sot nënshkruajti marrveshjen me organizatën Education Comes First (ECF) për të mbështetur aktivitetin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve për ngritjen e fondeve për zhvillimin e bibliotekës digjitale, platformës Libra me Zë – dedikuar fëmijëve të verbër. Projekti “Libra me zë” është web faqe e dedikuar për fëmijët e verbër, ku ata kanë mundësi të dëgjojnë libra të lexuar nga vullnetarët e organizatës (ECF).

Për këtë qëllim, IuteCredit Kosovo sikundër ka në fokus të sajin eksperiencën e klientëve, kontributin në edukimin e vazhdueshëm të të rinjeve – gjegjësisht fëmijëve, angazhimin e stafit në aktivitetet sociale si pjesë dhe të përgjegjësi sociale korporative, shprehi gadishërinë për të e mbështetur këtë projekt duke ftuar fëmijët e klientëve të saj besnik dhe fëmijët e stafit të bëhen pjesë e aktivitetit që kësisoj të ndikon në ndërgjegjësim dhe vetëdijësim të vet fëmijëve dhe rëndësinë e pjëmarrjes së tyre aktive në edukim të moshatarëve të tyre të verbër dhe me pamje të dobësuar.

Doruntina Jakupi, përgjegjëse për Burimet Njerzore dhe Eksperiencën e Klientit në IuteCredit Kosova, e cilësoi këtë projekt si shumë të rendesishem dhe u zotua që do të i përfshijë fëmijët e klientëve besnik dhe fëmijët e anëtarëve të stafit të IuteCredit që të vetëdijësohen për vështirsitë që hasin bashkëmoshatarët e tyre për tu edukuar në mungesë librave, kushteve për të mësuar.

Me këtë rast, IuteCredit Kosova do të shpërndaj 100 bileta për fëmijët e klientëve besnik të saj për aktivitetin argëtues të 1 Qershorti – Lojra Sfiduese Symbyllurazi që do të mbahet në parkun e Germisë me 1 dhe 2 Qershor.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark