Insajderi
Biznes

Huawei kërkon nga një gjykate Amerikane të anulojë sanksionet

Insajderi
31 May 2019 - 08:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën në Pekin, zyrtari kryesor ligjor i firmës Huawei, Song Liuping tha se veprimi i SHBA-së paraqet një precedent të rrezikshëm për tregtinë ndërkombëtare.

Gjigandi kinez i telekomit Huawei i ka kërkuar një gjykate federale amerikane të shpallë jokushtetues, pa zhvilluar një proces gjyqësor, një ligj i cili ndalon agjencitë qeveritare, kontraktorët dhe përfituesit e granteve që të blejnë apo përdorin produktet e kësaj kompanie.

Avokatët e firmës Huawei paraqitën një mocion të martën dhe kërkuar një vendim të përshpejtuar për padinë që kompania ka paraqitur në mars.

Në mocion thuhet se dispozita në Aktin e Autorizimit për Mbrojtjen Kombëtare shkel procedurat e duhura dhe bën që Kongresi të gjykojë kompaninë fajtore pa një proces gjyqësor dhe pa i dhënë kompanisë mundësinë që ta sfidojë rezultatin.

Duke folur në një konferencë për shtyp të martën në Pekin, zyrtari kryesor ligjor i firmës Huawei, Song Liuping tha se veprimi i SHBA-së paraqet një precedent të rrezikshëm për tregtinë ndërkombëtare.

Ligjvënësit amerikanë e përfshinë dispozitën vitin e kaluar në projektligjin për financimin e mbrojtjes për shkak të dyshimeve rreth lidhjeve të kompanisë Huawei me qeverinë kineze si dhe shqetësimeve mbi sigurinë që rrjedhin prej saj.

Kompania Huawei e ka mohuar se është nën kontrollin e ndonjë njësie qeveritare kineze.

Sipas përfaqësuesve të firmës Huawei, vendimi i Uashingtonit e ka stigmatizuar kompaninë dhe punonjësit e saj, ka ndërprerë kontrata ekzistuese dhe “kërcënon seriozisht aftësinë në vazhdim të kompanisë për të bërë biznes në Shtetet e Bashkuara”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark