“Të shtunën nga Zgafellja”, libri i ri i Flaka Surroit vjen para lexuesve - Insajderi
×
Kulturë

“Të shtunën nga Zgafellja”, libri i ri i Flaka Surroit vjen para lexuesve

Insajderi
03 June 2019 - 20:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më 5 qershor nis edicioni i 21-të i Panairit të Librit në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Këtë edicion do të promovohet edhe libri i Flaka Surroit me titull “Të shtunën nga zgafellja”. Ky libër sjellë përmbledhjen e katërt të kolumneve të Flaka Surroit (2016-2018).

Janë plotë 158 kolumne të zbërthyera në informata e vlerësime të argumentuara mirë e thjesht për ngjarjet me rëndësi të viteve 2016-2018, duke të rikthyer kështu në historinë e afërt.

“Duke të siguruar po ashtu se ajo nuk do të harrohet edhe kur të bëhet e largët. Shkrimet që nuk janë vetëm për të informuar, nuk janë sikur librat e historisë që krijojnë distancën. Zgafellat çdoherë mbeten të freskëta dhe e këndshme për t’u lexuar. Kjo, ngase autorja qaset si mike. Ashtu edhe shkruan. Ashtu edhe mbetet”, thuhet në njoftim.

Panairi i Librit në Prishtinë, nisë më 5 dhe përfundon më 9 qershor ndërsa libri i Flaka Surroi vjen në kuadër të botimeve KOHA./ Insajderi.com

 

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark