Ambasadori i Amerikës, Greg Delawie dhe Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz, kanë uruar Hashim Thaçin për zgjedhjen në postin e presidentit të Republikës së Kosovës, duke bërë thirrje për pajtim në skenën politike kosovare.
Të dy diplomatët e huaj kanë uruar ish-ministrin e ajshtëm të Kosovës përmes rrjeteve sociale, raporton Insajderi.
“Urime Hashim Thaçit të Republikës së Kosovës për fitoren në zgjedhjen e sotme të presidentit. I brengosur për dhunën që e shoqëroi zgjedhjen e tij, bëj thirrje për pajtim”, ka shkruar ministry I jashtëm austriak,Kurz.
Edhe Ambasadori amerikan në Kosovë ka uruar Thaçin për postin e ri, si president i Republikës së Kosovës.
“SHBA-të urojnë për zgjedhjen e presidentit të rid he presim që të vazhdojmë marrëdhënien tonë të shkëlqyeshme me popullin e Kosovës”, ka thënë Delawie.