Insajderi
Biznes

Gjilani pranon 50 laptopë nga organizata zvicerane Labdoo

Insajderi
07 June 2019 - 15:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pranuar sot 50 llaptopë nga ana e organizatës zvicerane, Labdoo, të cilat do të destinohen për disa shkolla të Gjilanit.

Kryetari Haziri e ka falënderuar koordinatorin e kësaj organizate për doancionin, duke thënë  do t’i shërbejë shumë nxënësve të Gjilanit për përgatitjen profesionale.

“Ju falënderoj që për herë të dytë po jepni donacion për shkollat tona. Kjo ka me qenë një ndihmesë shumë e madhe dhe jam i bindur se do të ndikojë shumë në përgatitjen sa më të mirë profesionale të nxënësve të shkollave tona”, ka thënë Haziri.

Nga ana e tij, koordinatori i organziatës zvicerane Labdoo, Asdren Toska, ka konfirmuar se në të ardhmen do të sjell edhe donacionin tjetër prej 40 laptopëve. ​


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark