Insajderi
Biznes

Vetura e parë e fluturimit në botë arrin në Barcelonë

Insajderi
09 June 2019 - 11:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ëndrra e të gjithë shoferëve është gati për t’u realizuar. Ata do të kalojnë trafikun duke ngarë një veturë fluturuese .

Prodhuesi i veturave holandeze Pal-V, do të prezantojë ” Liberty Pioneer “më 11 maj,  e projektuar për t’u përdorur lirshëm në rrugë publike.

“Nuk është një shpikje shkencore, por një produkt i sigurt dhe i respektueshëm ndaj ligjeve të shumicës së vendeve në botë”, -sigurojnë prodhuesit.

Vetura e paraqitur nga kompania holandeze, teknikisht, është një girokopter në krahasim me helikopterët normalë, të cilët lëvizin nga helika e sipërme. Ky lloj automjeti merr goditjen kryesore nga një helikë e pasme e lidhur drejtpërdrejt me motorrin.

Vetura do të kushtojë € 499,000 euro. Inxhinierët tashmë janë në punë për ta paraqitur, deri në vitin 2030, veturën e parë plotësisht elektrike të fluturimit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark