Kompania ka punuar për më shumë se një dekadë për të zhvilluar një sistem të ri të jastëkëve me ajër, të cilët i paraqiti në simpoziumin Airbag 2018, mbajtur në Mannheim në nëntor të vitit të kaluar.
Vetëm në Gjermani, rreth 700 njerëz në vit vdesin në aksidente. ZF beson se futja e jastëkëve me ajër të jashtme do të shpëtojë shumë jetë dhe do të ndihmojë në reduktimin e ndjeshëm të lëndimeve të pasagjerëve.
Sipas tyre, ky lloj jastëku me ajër pakëson penetrimin e një automjeti në tjetrin deri në 30%, transmeton KosovaPress.
ZF ka njoftuar më parë se jastëkët me ajër mund të gjenden në modelet e prodhimit që nga viti 2021.



