Edhe këtë vit u mbajtur konferenca e madhe e teknologjisë DOKU.TECH, edicioni i 6-të, që u përcjell prej shumë të rinjëve. Tema e këtij viti ishte “Huminizing the Digital; Digitizing the Human”. Kjo konferencë u përcjell me një program të begatshëm dhe poashtu me shumë vizitorë gjatë dy ditëve. Edhe ky edicion u shoqërua me shumë aktivitete si fjalime nga shumë folës të njohur të fushës së teknologjisë, punëtorisë, panaireve DIY, mbrëmjeve muzikore dhe lojëra të shumëta.
Këtë vit si edhe vitin e kaluar për ideimin e kësaj konference dhe kampanjat reklamuese u kujdesën Supercut Studio, të cilët në mënyrën më interesante e portretizuan temën e konferencës, e cila pa dyshim zgjoi kurreshtjen e shumë njerëzve për të marrë pjesë.
https://www.facebook.com/dokutech/videos/410921032967966/
Një ndër temat kryesore të folësve ishte edhe privatësia në intërnet, një shqetësim që ka kapluar tërë botën. Rëndësinë e kësaj teme e pamë edhe përmes kampanjës dhe instalacioneve artistike të cilat Supercut Studio i paraqiti këtë vit në hapësirat e objektit Termokiss. Grumbulli i televizioneve të vjetër me folje reflektive dhe me mbishkrimin Who is Watching You si dhe grumbulli i kamerave të sigurisë në një vend, ngjalli shumë diskutime mes të rinjëve dhe dilema me të cilat po ballafaqohemi çdo ditë sa i përket privatësisë.
Përveq privatësisë u përfol edhe për tema tjera si autonomia, pronësia, siguria, pavarësia e mediave, dhe shumë tema tjera të nderlidhura më këto fusha.