Insajderi
Biznes

Sanksionet Amerikane, Huawei shtyn debutimin e laptopëve deri në një afat të pacaktuar

Insajderi
13 June 2019 - 11:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Asnjëri prej tyre nuk ka dalë në shitje ende. Në fillim të kësaj jave disa media raportuan se Huawei kishte ndalur prodhimin dhe zhvillimin e kompjuterëve laptopë.

Huawei ka shtyrë debutimin e një laptopi të ri Windows në një afat të pacaktuar tha shefi i divizionit konsumator të Huawei Richard Yu për CNBC.

Produkti duhej të debutonte në Shangai këtë javë por sanksionet tregtare Amerikane kanë kufizuar aftësinë e Huawei për të përdorur procesorët Intel dhe softuerin e Microsoft.

Yu e përshkroi situatën si famëkeqe dhe tha se laptopi do të kishte debutuar këtë javë. Vendosja e Huawei në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara bëri të kompania të tërhiqte produktin.

Detajet rreth laptopit mungojnë përtej asaj se do të ishte anëtari më i ri i familjes MateBook. Në Kongresin Mobil Botërore në Shkurt, Huawei prezantoi MateBook 14 dhe përditësoi linjën MateBook X Pro.

Asnjëri prej tyre nuk ka dalë në shitje ende. Në fillim të kësaj jave disa media raportuan se Huawei kishte ndalur prodhimin dhe zhvillimin e kompjuterëve laptopë.

Microsoft ka zgjedhur heshtjen lidhur me heqjen e laptopëve Huawei nga dyqanet online. Kompjuterët janë një prej sukseseve më të mëdha konsumatore të Huawei.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark