Zyra e Përfaqësuese së lartë për Politike të Jashtme të Bashkimit Evropian, nuk e ka përshëndetur zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës. Ka folur vepër për atmosferën e zgjedhjes së tij. E ka cilësuar si atmosferë tensionuese dhe përçarëse seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën dje Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit.
“Skenat që kemi parë dje në Kuvend janë tejet shqetësuese,” thuhet në komunikatë për media.
“Aktet e dhunës në çfarëdo mënyrë janë të papranueshme. Retorika nxitëse e thellon është më shumë ndarjen dhe e bën më të vështirë dialogun”, thuhet në reagimin e BE-së.
Në një komunikatë të shkurtër për media, BE kërkon qetësim të situatës.
“Ne presim nga të gjithë liderët e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi për të qetësuar dhe për t’i ulur tensionet”./Insajderi.com