Insajderi
Lajme

Brukseli nuk e përshëndet zgjedhjen e Thaçit për president

Insajderi
27 February 2016 - 10:51
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zyra  e Përfaqësuese së lartë për Politike të Jashtme të Bashkimit Evropian, nuk e ka përshëndetur zgjedhjen e Hashim Thaçit për president të Kosovës. Ka folur vepër për atmosferën e zgjedhjes së tij. E ka cilësuar si atmosferë tensionuese dhe përçarëse seancën e Kuvendit të Kosovës në të cilën dje Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit.

“Skenat që kemi parë dje në Kuvend janë tejet shqetësuese,” thuhet në komunikatë për media.

“Aktet e dhunës në çfarëdo mënyrë janë të papranueshme. Retorika nxitëse e thellon është më shumë ndarjen dhe e bën më të vështirë dialogun”, thuhet në reagimin e BE-së.

Në një komunikatë të shkurtër për media, BE kërkon qetësim të situatës.

“Ne presim nga të gjithë liderët e Kosovës që të veprojnë me përgjegjësi për të qetësuar dhe për t’i ulur tensionet”./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark