Insajderi
Biznes

Mitrovica do të mbetet pa energji elektrike për disa orë – KEDS tregon arsyen

Insajderi
16 June 2019 - 14:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

KEDS ka njoftuar se të hënë do të bëjë kalimin linja të reja të furnizimit në Mitrovicë.

Siç njofton kumtesa, , do të bëhet ndërprerja e nënstacionit Mitrovica 2 gjatë intervalit kohor 09:00-12:00. E afektuar nga kjo ndalesë do të jetë pjesa më e madhe e qytetit të Mitrovicës dhe pjesa më e madhe e fshatrave të kësaj komune.

“Gjatë energjizimit mund të ketë ndalesa të shpeshta të energjisë elektrike, çka mund ti afektojë pajisjet e ndishme, prandaj KEDS kërkon nga konsumatorët që t’i heqin pajisjet elektronike nga prizat”, njofton KEDS.

“Ndërtimi dhe lëshimi në punë i linjave të reja që pasojnë ndërtimin e nënstacionit Ilirida të KOSTT’it është bërë që të ketë furnizim stabil dhe shumë më kualitativ me energji elektrike. Kjo pjesë që nga paslufta ishte furnizuar nga asetet transmetive të Trepçës, ndërsa pas djegies së tyre, si pasojë e mungesës së aseteve transmetive, furnizimi bëhej nga Shupkovci dhe linjës nga Skënderaj dhe Vushtrria”, thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu KEDS njofton se nga nesër situata do të ndryshojë komplet për mirë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark