Insajderi
Biznes

Sa e përdorin kosovarët Instagramin

Insajderi
16 June 2019 - 16:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instagram është shndërruar në një prej rrjeteve sociale më të njohura në botë, ndërsa sa i përket përdorimit të tij, as kosovarët nuk janë keq.

Disa statistika të publikuara së fundi nga Statistika, tregojnë se Kosova i është shtuar listës së shteteve që kanë filluar të përdorin me të madhe këtë rrjet social.

Sipas shifrave, kosovarët kanë filluar të përdorin Instagramin për 46 përqind më shumë se sa viteve që lam pas, shifër kjo mjaftë e lartë.

Në këtë listë, përveç Kosovës ndodhen edhe vende të tjera si Suedi, Qipro, Turqia e Norvegjia.

Kujtojmë se Instagram shënon rreth 1 miliard përdorures për çdo muaj, numër ky që ka ardhur si pasojë e funksioneve që ofron ky rrjet social.

Përveç komunikimit dhe krijimit të shoqërive të reja, Instagram njihet si rrjeti social më i mirë për të shpërndarë foto të ndryshme nga përditshmëria.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark