Insajderi
Biznes

Zjarri i qëllimshëm lë pa energji elektrike mijëra konsumatorë

Insajderi
17 June 2019 - 10:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Natën ndërmjet të dielës dhe të hënës, përkatësisht rreth orës një pas mesnate ka ndodhur një akt i shëmtuar në Lagjen 28 të Fushë Kosovës.

Sipas KEDS, nga djegia e bërllokut janë djegur edhe kabllot e tensionit të ulët dhe atij të mesëm. Si rrjedhojë kanë mbetur pa energji elektrike për afro një orë mijëra qytetarë.

“Përkundër kohës pas mesnate, ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta sanojnë dëmin dhe konsumatorëve t’ua kthejnë energjinë elektrike rreth orës 1 e 50. Por, flakët kanë rrezikuar edhe nënstacionin E nga djegia eventuale e nënstacionit do të rrezikoheshin të mbetnin pa energji elektrike për kohë të gjatë komplet lagjja. Kjo situatë është e papranueshme. Andaj KEDS apelon tek qytetarët që të mos ndezin zjarre në asnjë rrethanë, pasi pasojat në asetet energjetike, sidomos kur afektohen ato të tensionit të mesëm, mund të jenë katastrofike, godasin furnizimin njëherësh të mijëra qytetarëve dhe riparimi i tyre kërkon kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Në fund KEDS apelon që në rast se i shihni zjarret afër aseteve energjetike të keni kujdes dhe të lajmëroni menjëherë kompaninë dhe zjarrfikësit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark