Insajderi
Biznes

ATK njofton tatimpaguesit për trajtimin tatimor të Kontratave Afatgjate Ndërtimore

Insajderi
18 June 2019 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) me anë të një njoftimi tregon se në muajin shkurt të këtij viti, ka nxjerrë Vendimin Shpjegues Publik për trajtimin tatimor të Kontratave Afatgjate Ndërtimore.

Sipas ATK-së, qëllimi i këtij vendimi është që të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), Tatimit në të Ardhura Personale (TAP) dhe Tatimit në të Ardhura të Korporatave (TAK), të kontratave afatgjate ndërtimore.

“Ky Vendim Shpjegues Publik vlen për personat e angazhuar në aktivitetet e ndërtimit, gjegjësisht tatimpaguesit të cilët merren me projektet dhe kontratat afatgjate të ndërtimit. Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2019 për trajtimin tatimor të kontratave afatgjate ndërtimore, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike”, thuhet në njoftimin e ATK-së.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark