Insajderi
Biznes

​15 qytete spanjolle marrin shërbimin 5G të Huaweit

Insajderi
26 June 2019 - 15:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania shumëkombëshe britanike e telekomunikacionit, Vodafone ka filluar një bashkëpunim me kompaninë kineze të teknologjisë Huawei për rrjetin 5G për 15 qytete në Spanjë.

Kjo risi reklamohet në qendra të ndryshme tregtare dhe stacionet e autobusëve, ku postera të mëdhenj reklamojnë hyrjen e teknologjisë super të shpejtë në Spanjë.

Me 5G telefonat celularë dhe përdoruesit do të përjetojnë një shpejtësi shkarkimi deri në 1 Gb për sekondë (Gbps).

Sipas Eduard Martin Lineros, drejtor i programit 5G Mobile World Capital Barcelona, do të rritet edhe konsumimi i të dhënave në sajë të kësaj teknologji të re.

Rrjeti do të mbulojë 15 qytete të mëdha duke përfshirë Madridin, Barcelonën, Valencian dhe Seviljen me qëllim zgjerimin e shërbimeve në të ardhmen, përcjell Atsh.

Ndër 15 qytetet e përfshira, 12 përdorin infrastrukturën e prodhuar nga Huawei.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark