Insajderi
Biznes

Samsung po punon në telefonin e palosshëm, me dizajn të ‘guacës’

Insajderi
26 June 2019 - 16:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse koncepti i Galaxy Fold 2 i patentuar nga Samsung nuk do ta arrijë kurrë në treg, mund të prisni për një dizajn të guacës nga Samsung, të ngjashëm me atë të RAZR, sipas një raporti të fundit nga Koreja.

Një ekran 6.7-inç i cili paloset në brendësi në dy pjesë të barabarta, është ajo që sugjeron raporti.

Ndryshe nga Galaxy Fold, që shpaloset në një pajisje më të madhe, ky telefon i veçantë do të paloset në një formë më të vogël, duke theksuar mbi mundësinë e transportueshmërisë.

Kur është i palosur, një ekran prej një inç në pjesën e jashtme do të shërbejë si një ekran sekondar për informacione si njoftimet, thirrjet dhe aktivitete të ngjashme.

Raporti gjithashtu sugjeron që pavarësisht vonesave që Galaxy Fold ka përjetuar, Samsung janë të vendosur të vazhdojnë të zgjerojnë portofolin e tyre të pajisjeve të palosshme.

Kur saktësisht një pajisje si kjo do të njoftohet, nuk dihet ende.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark