Insajderi
Biznes

Opsioni që do tu mbrojë nga gjurmimi i vendndodhjes nga Google

Insajderi
27 June 2019 - 10:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kur e prezantoi funksionin e kufizimit të gjurmimit të vendndodhjes, Google tha se historiku i vendndodhjes do të bëhej më i mirë duke dhënë rekomandime më të mira.

Google po zbaton premtimin e dhënë duke ju lejuar të fshini automatikisht informacionet e aktivitetit dhe vendndodhjes.

Mjetet që e bëjnë të mundur këtë u lançuan në Android dhe iOS dhe është një mënyrë e thjeshtë për të kufizuar gjurmimin e vendndodhjes sonë nga Google.

Përdoruesit mund të zgjedhin për të fshirë të dhënat pas 3 ose 18 muajsh. Google gjithnjë argumentonte se të dhënat që grumbullon shërbejnë për ti bërë shërbimet më të mira.

Por jo të gjithë mendojnë kështu që Google të ketë mundësi të grumbullojë të dhëna personal pafundësisht të përdoruesve.

Kur e prezantoi funksionin e kufizimit të gjurmimit të vendndodhjes, Google tha se historiku i vendndodhjes do të bëhej më i mirë duke dhënë rekomandime më të mira.

Për të fshirë automatikisht informacionin e vendndodhjes duhet të vizitoni seksionin My Activity të Google Account dhe të klikoni mbi opsionin e ri “Choose to Delete Automatically,” në hapësirë e historikut të vendndodhjes.

Ju mund ti fshini këto të dhëna edhe manualisht. Debutimi i funksioneve të reja mund të marrë pak kohë dhe nuk do të jenë menjAlbanianëherë të disponueshme. Megjithatë nëse dëshironi që ti ndaloni Google plotësisht grumbullimin e të dhënave, duhet ta bëni për disa shërbimeve individualisht deri tek YouTube. /PCWorld


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark