Dhjetë metra e gjatë dhe me drita LED në brendësi, vetura limuzinë Hummer H2 ka gjithçka luksoze.
Përveç kësaj, kjo veturë është një gjë e rrallë në Zvicër: vetëm dy vetura të tilla mund t’i gjeni në këtë vend.
Një aktualisht është në shitje në Uzwil të Saint Gallenit në garazhin CarPoint-Uzwil GmbH, siç shkruan portali online Die Ostschweiz. Ajo ka një çmim prej 125 mijë eurove.
“Është ndërtuar në SHBA dhe është importuar në Zvicër”, thotë pronari i garazhit.
Hummer u prodhua në vitin 2006, peshon mbi tre ton dhe ka pesë dyer. Për më tepër, limuzina është e pajisur me 316 hp.
Një ekip i tërë futbolli plus trajnerë do të kishin vend në të, por është e diskutueshme nëse mund të gjendet një hapësirë e përshtatshme parkimi për të.