Insajderi
Biznes

Irani konfiskon 1,000 pajisje të gërmimit të Bitcoin

Insajderi
30 June 2019 - 13:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gërmimi i kriptomonedhave është një proces ku një kompjuter i specializuara përpunon transaksione duke zgjidhur ekuacione komplekse.

Autoritetet e Iranit kanë konfiskuar afro 1,000 pajisje të përdorur për gërmimin e Bitcoin nga dy miniera raportuan mediat shtetërore.

Aksioni është ndërmarrë pasi u vu re një rritje e ndjeshme e konsumit të elektricitetit në vend. Kërkesa për elektricitet u rrit me 7% në Qershor dhe gërmimi i kriptomonedhave mendohet të ketë qenë shkaku kryesor mësohet të ketë thënë ministria Iraniane e Energjisë.

Një hulumtues tha se Bitcoin po fitonte më shumë vëmendje në Iran si një mjet potencial për të ruajtur pasurinë.

Gërmimi i kriptomonedhave është një proces ku një kompjuter i specializuar përpunon transaksione duke zgjidhur ekuacione komplekse.

Si rezultat gërmuesit për këtë punë shpërblehen me kriptomonedha të reja që hidhen në qarkullim duke e bërë një biznes shumë fitimprurës sidomos kur bëhet në shkallë të gjerë.

Gërmimi i kriptomonedhave është përhapur në masë në Iran. Të gjithë po flasin për Bitcoin dhe sesi ta blejnë apo gërmojnë atë në Iran.

Një eksperte Iraniane e Institutit Oksford tha se me sanksionet Amerikane të cilat kanë goditur financiarisht Iranin, Iranianët kanë filluar të diskutojnë në median sociale sesi të ruajnë pasurinë e tyre në mënyrë të sigurtë.

Ari dhe Dollari Amerikan kanë qenë sugjerime shumë popullore por Bitcoin dhe kriptomonedhat e tjera po shndërrohen në një alternativë të tretë shprehej Mahsa Alimardani.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark