ICTSlab është qendër e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin profesional e cila ka në target përgatitjen e të rinjve për sfidat e shekullit 21.
Shtëpia botuese lider në fushën e teknologjisë në rajon ICTSmedia ka hapur pozicione vakante pune si Instruktor në STEM, dhe asistent instruktor, për fëmijë dhe adoleshentë, në dy vendndodhje të ndryshme, Qendra laboratorike e Inovacionit në Tiranë ICTSlab si dhe pranë Qytezës së Fëmijëve në Korçë.
Për të gjithë të interesuarit ICTSmedia ofron 4 pozicione pune në profilin Senior Trainer, 4 pozicione pune në profilin Trainer dhe 2 pozicione në profilin Asistent Zyre. Vendi i punës ofrohet në Qendrën Laboratorike ICTSlab në Tiranë dhe në Qytezën e Fëmijëve në Korçë.
Për të gjithë të interesuarit në këto profilet rekomandohet që të ketë eksperiencën dhe njohuritë themelore si mëposhtë:
Eksperienca dhe njohuri që përbëjnë avantazh:
Krahas profileve të lartpërmendura ICTSmedia ofron 2 pozicione pune në profilin Asistent Zyre, një në Qendrën Laboratorike ICTSlab dhe një në Qytezën e Fëmijëve në Korçë.
Të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë në këto profile pune rekomandohen përmbushja e kritereve si mëposhtë:
ICTSmedia është shtëpi botuese lider në rajon në fushën e teknologjisë, publikuese e disa prej mediave online më të lexuara të teknologjisë, organizatore Albanian ICT Awards, themeluese e Qendrës Laboratorike ICTSlab, dhe mbështetëse e një sërë aktivitetesh në fushën e teknologjisë në Shqipëri dhe mbarë trevat shqipfolëse ndër vite.
ICTSlab është qendër e inovacionit, laborator multifunksional me fokus Edukimin profesional e cila ka në target përgatitjen e të rinjve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia, Albanian ICT Awards dhe partneritetit të zgjeruar.
Të interesuarit për këtë mundësi pune ju lutemi të na kontaktoni duke dërguar CV-në në adresën [email protected], si dhe duke specifikuar në subjekt Titullin e Pozicionit që po aplikoni. Afati i fundit për aplikim është data 19 Korrik 2019. /ICTSlab