Insajderi
Biznes

Rrjeti i komunikimit me mesazhe i Google, gjithnjë e më shumë po bëhet si Snapchat (Video)

Insajderi
01 July 2019 - 23:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Google po përpiqet të jetë në trend dhe të mbledhë sa më shumë përdorues të rinj, duke ofruar forma sa më atraktive të shkëmbimit të mesazheve.

Në përditësimin e fundit të Android Messages, shfaqen edhe disa efekte të reja, që do t’i shtohen këtij rrjeti, që gjithnjë e më shumë po bëhet si Snapchat, që është shumë i përhapur te moshat e reja, transmeton Telegrafi.

SDA Developers kanë gjetur shtatë efekte me realitet të augumentuar, që do të lansohen së shpejti, ndërsa janë shumë atraktive dhe mund të lëvizin në pjesën e përparme dhe sfondin e përdoruesit.

Megjithëse u raportua se ky sistem i ri është duke u testuar, pamjet e shpërndara i shfaqin efektet shumë të pastra, duke lënë të kuptohet se këto efekte do të lansohen më shpejtë se që mendohet.

Derisa rrjeti i komunikimit me mesazhe i Google, është ende shumë larg të qenë konkurrent me rrjetet tjera sociale, mund të thuhet se këto efekte janë shumë të mira. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark