Insajderi
Biznes

Instagram bëhet gati të sjellë ndryshimin e madh

Insajderi
10 July 2019 - 12:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prej disa kohësh Instagrami ka marrë stafetën si rrjeti social më i përdorur në të gjithë botën. Por, Instagrami nuk ka mundur t’i shpëtojë komenteve fyese që bëhen nga përdoruesit e tij.

Ndaj për ta zgjidhur këtë Instgram ka marrë masa mbrojtëse për shkak të numrit të lartë të përdoruesve dhe adresave fallco.

Fenomen ky që është më shumë i pranishëm tek profilet e personave publikë. Bëhet e ditur se drejtuesit  e ‘’Instagram’’kanë thënë se janë duke marrë masa të rënda për të gjithë komentet negativë.

Shumë shpejt do të ketë një opsion që eliminon komentet fyese dhe denigruese.

Në momentin që dikush komenton do të shfaqet një tabelë ku tregon se komenti është ose jo bullizues.

Por edhe personi që publikon foton ose videon do të ketë mundësi të zgjedhë komentet që dëshiron dhe nëse dikush nga ndjekësit e tij përdor fjalë që nuk janë pjesë e listës, komenti do të fshihet në mënyrë automatike.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark