Ipeshkvi Gjergji kundër shkarkimit të mësueses për shkak të shamisë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ipeshkvi Gjergji kundër shkarkimit të mësueses për shkak të shamisë

    Insajderi
    19 November 2016 - 11:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, nuk përkrahë kërkesën e prindërve të nxënësve të shkollës Visar Krasniqi në Malishevë, të cilët ditë më parë kërkuan shkarkimin e një mësuese që bartë shami.

    “Unë do të isha shumë i zemëruar nëse një mësuesi apo një mësueseje të besimit katolik do t’i kërkohej që ta heq kryqin për t’u bërë mësimdhënëse,” ka thënë ai.

    “Shprehi zemërimin tim si shqiptar që një motrës sime i mohohet e drejta të jetë mësuese, vetëm pse bartë shami”, pohuar Gjergji”, ka shtuar Gjergji.

    Publikimi në media i kërkesës së prindërve për largimin e mësuesës Fatmir Bujupi ka ngjallur debat në opinion.

    Mësuesja ka thënë se megjithëse bartë shaminë në orët e mësimit, ajo asnjëherë nuk ka dhënë leksione fetare para nxënësve.

    https://vimeo.com/192231212

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark