Insajderi
Biznes

Një verë me freski dhe aromë të mirë

Insajderi
05 August 2019 - 17:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vera përveç që sjellë gjallëri në vendin tonë sjelle edhe probleme të llojit të vetë, si i nxehti i madh, thatësia e të tjera.

Madje problem është të rrish edhe në ambientet e mbyllura, pasi që ndër të tjera ballafaqohemi edhe me ajër jo të mirë.

Duke u nisur nga shtëpitë tona e deri të hapësirat e mbyllura publike, si salla hotelesh, qendra tregtare e të tjera,  kemi probleme dhe mungese të ajrit të pastër, dhe madje kemi edhe ajër me aromë të rëndë.

Për  të na ndihmuar në eliminimin e këtij problemi prej vitesh përkujdeset kompania vendore City Saa.

City Saa është kompani vendore që bënë prodhimin e mbi 400 llojeve të produkte higjienike, duke mbuluar gjitha nevojat e mundshme në sferën e higjienës.

Duke pare nevojën e madhe për aromatizues, City Saa ka vendosur që prej vitesh të sjell në tregun tonë katër lloje të aromave, Mango, Oqean, Roze dhe Lavander.

Këto aroma ju mund ti përdorni kudo në shtëpitë tuaja, si sallone, dhoma ndje, dhoma gjumi, banjo e të tjera vende.

Këto aroma gjejnë aplikim të madh edhe në hapësira të mbyllura publike, si salla të mëdha, qendra tregtare, salla hotelesh e shumë vende publike ku ka numër të madh të njerëzve dhe aromë të renduar.

Aromat kanë efekt 24 orë, dhe vijnë në sasi prej 500 ML, dhe produkti nuk ka përmbajte të alkoolit.

Produktet e City Caa gjenden në të gjitha  piket e shitjes në Kosovë, dhe jo vetëm në Kosovë por edhe ne tregjet jashtë vendit tonë.

Kjo shtrirje e gjerë vjen falë cilësisë së lartë të produkteve të cilat janë të certifikuar edhe nga institute të mëdha ndërkombëtare. Përveç cilësisë City Saa vëmendje të madhe ka shtuar edhe në dizajnin e produkte, duke na sjellë një produkt të cilësisë së lartë, shumë praktik dhe bukur të realizuar sa i përket dizajnit.

Kaloje verën freskët duke përdorur njërën nga katër aromat që City Saa i ka prodhuar enkas për një ambient me aromë të mirë.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark