Insajderi
Biznes

Turqit prezantojnë makinën e tyre të parë fluturuese

Insajderi
07 August 2019 - 16:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Selcuk Bayraktar, drejtori i prodhuesit të dronëve Baykar, paralajmëroi prototipin e makinës fluturuese, e cila do të jetë projekti i parë i këtij lloji në Turqi.

Ai tha se kompania ka punuar për tetë muaj në vizatimin teknik, modelim, testim, detaje dhe prodhimin e prototipit.

Makina fluturuese Cezeri është planifikuar të përfundojë në shtator, dhe mund të zbulohet në Teknofest, festivali më i madh i teknologjisë së Turqisë, transmeton KosovaPress.

Makina është emëruar sipas inxhinierit të famshëm Al-Jazari, i cili jetoi midis viteve 1136 dhe 1206.

Bayraktar gjithashtu nisi një studim për të zgjedhur një nga katër ngjyrat për makinën fluturuese.

Kompania Baykar u themelua në vitin 1984 dhe prodhon dronë të armatosur dhe të paarmatosur, sisteme kontrolli, simulatorë dhe sisteme avionësh./ Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark