Insajderi
Biznes

Kush e ka rrogën mujore më të lartë se 3.440 euro është pasanik

Insajderi
16 August 2019 - 09:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo shumë e fitimit neto, pas zbritjes së tatimit dhe shpenzimeve për shtetin, edhe pse nuk duket tepër e lartë, është i realizueshëm vetëm për çdo të dhjetin gjerman.

Ky kufi i fitimit vlen vetëm për të vetmin anëtar të familjes, ndërsa nëse flitet për ekonom familjare pa fëmijë, gjegjësisht për një qift bashkëshortor, kufiri i pasurisë është 5.160 euro, gjegjësisht diçka më shumë se 2.550 euro për bashkëshort, transmeton “Veçernji List” i Zagrebit.

Arsye për këtë është se në ekonominë familjare disa shpenzime paguhen me çmim të njëjtë, pa marrë parasysh se sa anëtarë të familjes i shfrytëzojnë këto shërbime, siç është interneti, ngrohja apo qiraja e banesës.

Megjithatë, siç pretendohet, gati askush  prej atyre të cilët e kanë rrogën më të lartë se 3.500 euro, nuk e konsideron veten të pasur, por vetëm si një pjesëtarë i klasës së mesme apo në rastin më të mirë të klasës së lartë të mesme.

Pjesëtarët e vërtetë të klasës së mesme, të cilët marrin rreth 1.870 euro në muaj, jo rrallë e konsiderojnë veten si njerëz që janë në kufi të varfërisë. Mirëpo, pikërisht këto 1.869 euro në muaj janë rroga mesatare në Gjermani, gjegjësisht gjysma e të punësuarve në këtë shtet fitojnë këtë shumë apo më të vogël, ndërsa gjysma tjetër fitojnë më shumë.

Rrogat më të shpeshta në Gjermani janë në mes të 1.300 euro (për gra) dhe 1.600 euro (për burra) në muaj. Ata që kanë edukim universitar në mesatare janë më mirë të paguar, rreth 2.540 euro, gjë që është shumë e paarritshme për dy të tretat e banorëve.

Pikërisht në nivelin e pragut të pasurisë shihet edhe dallimi në mes të Gjermanisë perëndimore dhe lindore. Në ish Gjermaninë Lindore niveli i të qenit i pasur është një shumë më e ultë, 2.839 euro, e që është shuma e rrogës të cilën e fiton vetëm çdo i dhjeti gjerman në këtë rajon./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark