Insajderi
Biznes

Ka hyrë në fuqi paketa e re e sanksioneve amerikane për Rusinë

Insajderi
26 August 2019 - 10:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Komitetit Shtetëror të Dumas ruse për tregje financiare Anatoli Aksakov ka përkujtuar se futja e sanksioneve ishte publikuar në fillim të gushtit.

Pas kësaj, agjencia-rejting “Fich” ka rritur rejtingun sovran të Rusisë dhe të një pjese të kompanive shtetërore. Reagimi i tregut, të përfaqësuesve zyrtarë të Rusisë dhe sektorit bankar ishte i qetë.

“Gjithë kjo është konfirmim se këto masa nuk mund të kenë ndikim të rëndësishëm për Rusinë. Duke marrë parasysh se hyrja në borxhe të jashtme për momentin nuk na nevojitet, kjo gjithashtu tregon se nuk do të ketë kurrfarë ndikimi në stabilitetin financiar, e as në mungesë të resurseve”, ka deklaruar Aksakov.

Sipas fjalëve të tij, sanksionet antiruse kanë ndikim të madh në politikën e brendshme të SHBA.

Deputeti ka konstatuar se “minusi kryesor i masave kufizuese është vazhdimi i disponimit antiruse dhe përkeqësimi i atmosferës”.

Më herët është kumtuar se presidenti i SHBA Donald Trump ka nënshkruar dekretin me të cilin konfirmohet lista e masave kufizuese të cilat i vendosen Rusisë për shkak të “rastit Skripal”.

Nga dokumenti i publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë, del se sanksionet nënkuptojnë ndalimin e dhënies së huave si dhe ndihmës financiare apo teknike të institucioneve ndërkombëtare financiare./Insajderi.com.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark