Insajderi
Lajme

AKP arsyetohet për pompën e benzinës që e shfrytëzon institucioni “sekret”

Insajderi
01 March 2016 - 23:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në orën 18:00 – disa minuta pasi Agjencia Kosovare e Privatizimit publikoi listat e reja të uzurpatorëve dhe institucioneve vendore që shfrytëzojnë pronën publike pa kontratë – Insjaderi raportoi për një pompë benzine në Fushë Kosovë që sipas AKP-së, shfrytëzohet pa kontratë nga një institucion emrin e të cilit nuk e kishte cekur.

lista

Në orën 22:00, AKP ka reaguar duke thënë se AKP nuk po e mban sekret emrin e këtij institucioni por që krejt kjo është vetëm një gabim teknik.

“Ne besojmë se mund të jetë ndonjë gabim teknik në shënime. Megjithatë, ne do të verifikojmë shënimet në terren dhe sipas nevojës do të korrigjohen shënimet  përkatëse”, thuhet në arsyetimin e AKP-së, dërguar Insjaderit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark