Insajderi
Biznes

Volkswagen përgatit modelin ‘shooting brake’

Insajderi
01 September 2019 - 18:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Paralajmërimet për një ‘shooting brake’ të Volkswagen u shfaqën së pari në 2016, pas premierës së modelit Arteon.

Mediat gjermane tani raportojnë se drejtuesit e Volkswagen i dhanë më në fund ‘dritën jeshile’ një modeli të tillë, transmeton KosovaPress.

Sipas këtyre raporteve, Arteon Shooting Brake do të prodhohet në fabrikën në Emden, ku tashmë prodhohen Passat Sedan, Passat Variant, Passat Alltrack dhe Arteon “i rregullt”.

Përndryshe, e njëjta fabrikë do të prodhojë modele elektrike Volkswagen bazuar në platformën mekanike MEB të destinuar për automjete elektrike.

Planifikohen gjithashtu edhe modele me energji elektrike shtesë, dhe ndërkohë të gjitha versionet e Passat, Arteon dhe Arteon Shooting Brake do të prodhohen në sallat ekzistuese.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark