Krimet e zbuluara nga Google Earth – nga vrasjet deri te fermat e hashashit
Një nga teknologjitë e mrekullueshme që solli internet është mundësia për të parë çdo pjesë të globit nga sateliti. Google Earth, nga Google, është program më kryesor që përdoret, dhe…
Insajderi
14 September 2019 - 21:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Një nga teknologjitë e mrekullueshme që solli internet është mundësia për të parë çdo pjesë të globit nga sateliti.
Google Earth, nga Google, është program më kryesor që përdoret, dhe më i saktë.
Kohët e fundit u përhap lajmi se një banor kishte parë me Google Earth pranë shtëpisë së tij, dhe kishte shquar një makinë që dukej brenda në ujë. Policia zbuloi se makina i përkiste një personi që ishte zhdukur që në vitin 1997, dhe mbetjet e trupit ishin ende brenda, shkruan Top Channe.
Por Google Earth ka zbuluar edhe më shumë se aq. Pamjet nga sateliti kanë fotografuar skena vrasjeje, vrasës, e kanë shërbyer që hetuesit të zbulojnë fajtorë.
Në vitin 2018, një video e tmerrshme shfaqi dy gra dhe dy fëmijë që u morën nga ushtarë të armatosur nga ushtria e Kamerunit, dhe u ekzekutuan. Në foto duket ushtari duke i mbuluar kokën fëmijës para se ta ekzekutonte. Shteti i Kamerunit mohoi të ishte kryer nga ushtarët e tyre, por hetuesit përdorën Google Maps, krahasuan vendndodhjen e pemëve dhe rrethinave të tjera, dhe zbuluan se ku ishte kryer vrasja. Kjo bëri që të kuptohej qarët që ushtria kamerunase kishte dorë, ndaj qeveria e vendit nisi hetimin dhe ka dërguar shtatë persona për gjykim.
Në Zyrih të Zvicrës u zbulua një fermë hashashi, vetëm nëpërmjet Google Maps.
Tre të dyshuar u panë nga Google Maps te cepi i rrugës ku mendohej se shpërndanin drogë. Policia nisi një hetim dhe i kapi me agjentë të infiltruar.
Dy persona u fotografuan nga Google Maps pranë shtëpisë që sapo kishin grabitur. Një dëshmitar i njohur dhe policia nxori njoftimin për t’i gjetur.
Tre persona i kishin vjedhur biçikletën, celularin dhe portofolin një adoleshenti 14 vjeçar në Holandë. Ai u habit kur i pa në Google Maps me biçikletën e tij, pas gjashtë muajsh. Google zbuloi fytyrat për policinë, dhe të dyshuarit u arrestuan.
Në Athinë të Greqisë, me mijëra pishina ishin ndërtuar dhe nuk ishin taksuar, derisa doli Google Maps.
Ndërsa në Itali, një person deklaroi se e kishte shitur vilën 280 mijë euro. Por kur taksambledhësit e panë në Google Maps se sa e madhe ishte, e kuptuan që ai kishte gënjyer për çmimin, që të paguante më pak taksa. Në fakt, çmimi i shitjes kishte qenë aq i madh, sa vetëm mashtrimi i taksave ishte 7 milionë euro.
Një hajdut u kap nga kamerat e Google teksa po vidhte makinën para një shtëpie.
Kohët e fundit u përhap lajmi se një banor kishte parë me Google Earth pranë shtëpisë së tij, dhe kishte shquar një makinë që dukej brenda në ujë. Policia zbuloi se makina i përkiste një personi që ishte zhdukur që në vitin 1997, dhe mbetjet e trupit ishin ende brenda.
Një tjetër person që u zhduk për nëntë vite ishte David Lee Niles, nga Miçigani.
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.