Insajderi
Botë

Ukraina ndërron emrin e rrugës nga Lenin në John Lennon

Insajderi
02 March 2016 - 21:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një guvernator në Ukrainë e ka riemëruar një rrugë, e cila dikur nderonte themeluesin sovjetik, Lenin, duke ia vënë emrin e pjesëtarit të bendit “Beatles”, John Lennon.

Hennadiy Moskal, kryetar i Zakarpattias, njoftoi sot se ai e ka nënshkruar një dekret për riemërimin e rrugës në fshatin Kalyny, rreth 20 kilometra nga kufiri lindor me Bashkimin Evropian.

Ai tha se gjithsej 10 rrugëve u janë ndërruar emrat, duke u thirrur në ligjet e ashtuquajtura të “dekomunizimit”.

Në muajin shkurt, parlamenti aprovoi ndërrimin e emrave të 175 qyteteve, fshatërave dhe distrikteve përgjatë vendit dhe i zëvendësoi ata me alternativa të tjera jo-sovjetike./REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark