Insajderi
Botë

Gjashtë shtete shpallin Hezbollahun organizatë terroriste

Insajderi
02 March 2016 - 22:25
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjashtë vendet e Gjirit Arab e kanë shpallur zyrtarisht organizatë terroriste grupin militant nga Libani, Hezbollah.

Deklarimi nga Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit rrit presionin mbi këtë grup, i cili është duke luftuar në luftën e Sirisë, në anën e regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit, Abdullatif al-Zayani, ka akuzuar Hezbollahun për kryerje të aktiviteteve terroriste në territorin e shteteve të gjirit.

Ai ka thënë se këto aktivitete kanë përfshirë rekrutimin e militantëve për sulme terroriste, kontrabandimin e armëve dhe eksplozivëve, si dhe nxitjen e dhunës.

Në grupin e shteteve të Gjirit bëjnë pjesë: Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, Bahrejni dhe Omani./REL


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark