Insajderi
Biznes

Gjermania rrit eksportin e armëve

Insajderi
07 October 2019 - 15:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Eksportet gjermane të armëve u rritën 75% gjatë nëntë muajve të parë të vitit.

Ato kapën shifrën 6,35 miliardë euro në fund të shtatorit, duke sugjeruar se rekordi i mëparshëm prej 7,86 miliardë eurosh gjatë gjithë vitit 2015, mund të përmbyset.

Shifra për vitin 2016 ishte 6,85 miliardë euro, por në vitin 2018 pati një rënie që arriti në 4,8 miliardë euro.

Rreth 1,77 miliardë dollarë në eksporte shkuan për Hungarinë, pasi qeveria e kryeministrit, Viktor Orban rriti shpenzimet ushtarake.

Egjipti ishte destinacioni tjetër në renditje, me 802 milionë euro.

Emiratet e Bashkuara Arabe, ishin në vend të nëntë, me vlerë eksportesh, 206 milionë euro.

Në marrëveshjen e muajit mars të vitit 2018, partitë qeverisëse ranë dakord për kufizimin e eksporteve me vendet e përfshira drejtpërdrejt në luftën në Jemen.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark