Insajderi
Biznes

Shqipëri, politika monetare ka ruajtur kahun stimulues

Insajderi
15 October 2019 - 09:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ecuria e normës së inflacionit ka pasqyruar kryesisht efektin e mbiçmimit të kursit të këmbimit, pavarësisht zhvillimeve pozitive në aktivitetin ekonomik dhe në tregun e punës.

Kështu, në qershor të vitit 2019, inflacioni vjetor zbriti në nivelin 1.3% nga 1.8% në fund të vitit 2018 dhe 2.4% një vit më parë. Këto zhvillime kanë reflektuar edhe efektin e goditjeve të ofertës në çmimet bujqësore.

Ndonëse “mjedisi” i jashtëm ka shtyrë në kohë vlerësimin mbi kthimin e inflacionit në objektiv, pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë mbeten pozitive si në kuadër të zhvillimeve ekonomike në vend, ashtu edhe në kuadër të forcimit të presioneve të brendshme inflacioniste.

Në këtë kuadër Banka Qendrore ka ruajtur kahun stimulues të politikës monetare edh enë nxitjen e kreditimit faktor kryesor në rritjen e ekonomisë dhe konsumit./atsh/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark