Insajderi
Biznes

Inflacioni i eurozonës bie në 0.8 për qind në shtator

Insajderi
16 October 2019 - 13:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Inflacioni vjetor në eurozonë ishte 0.8 për qind në shtator, njoftoi Eurostat.

Kjo është një ulje prej 0.2 për qind në krahasim me muajin gusht. Ushqimi, alkooli dhe duhani patën rritjen më të lartë të çmimeve në shtator me 1.6 për qind, krahasuar me muajin gusht kur ishte 2.1 për qind.

Çmimet e shërbimeve u rritën 1.5 për qind, 0.2 për qind më shumë se muajin gusht, ndërsa çmimi i produkteve industriale jo energjike u rrit me 0.2 për qind.

Nga ana tjetër, çmimet e energjisë ranë 1.8 për qind në shtator krahasuar me gushtin, transmeton KosovaPress.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark