Insajderi
Biznes

Sektori i automobilave në Gjermani pritet të hyjë në krizë

Insajderi
24 October 2019 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sektori i automobilave në Gjermani, pjesë kryesore e suksesit të eksporteve të vendit, pritet të hyjë në krizë, sipas një studimi nga Dhoma Gjermane e Tregtisë dhe Industrisë së vendit, DIHK.

“Situata aktuale e biznesit dhe pritjet për 12 muajt e ardhshëm në sektorin e automobilave dhe kompanitë furnizuese të saj kanë rënë ndjeshëm”, deklaron DIHK në një studim që do të paraqitet të martën e ardhshme.

Studimi tregon se vlerësimet për situatën aktuale për prodhimin e automjeteve kanë rënë për të katërtën herë radhazi duke arritur vlerën më të ulët në 10 vjet.

Sipas studimit, ndërkohë që sektori duhej të investonte shuma të mëdha parash për automjete elektrike, kushtet e dobëta të tregut po ndikonin negativisht në të ardhurat./atsh


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark