Edhe një hap gjigant drejt luftimit të kancerit në mushkëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe një hap gjigant drejt luftimit të kancerit në mushkëri

    Insajderi
    04 March 2016 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një zbulim historik, për përbërjen gjenetike të tumoreve, do të jetë një hap i ri në luftën kundër kancerit, që do të bëhet duke ia përshtatur terapinë secilit pacient, në mënyrë individuale.

    Zbulimi i madh vjen pas kërkimeve në kompleksitetin gjenetik të mushkërive dhe të lëkurës, ku zbuluan se kur tumoret rriten dhe shpërndahen në trup, qelizat me vete marrin një numër biologjik protetina, që ndikojnë në sulmimin dhe uljen e imunitetin të personit, shkruan The Guardian.

    Këto proteina, të cilat janë sipërfaqësore, janë gjetur vetëm në qelizat e kancerit, ato ofrojnë atë që shkencëtarët i përshkruajnë si “objektiva të holla”, që do të ndikojnë në terapi, për ta luftuar kancerin.

    Trajnimet që kanë shfrytëzuar sistemin imunitar kanë treguar disa forma të kancerit, të tilla si melanoma. Por nëse praktikohet kjo formë, sistemi imunitar i pacientit së pari duhet ta njohë kancerin si armik.

    Charles Swanton, një ekspert në evolucionin e kancerit i cili udhëhoqi studimin e fundit në Institutin Crick Francis në Londër, tha se zbulimi i proteinave sipërfaqësore të përbashkëta do të jetë si “thembra e akilit” për terapitë e ardhshme.

    “Ajo që ne kemi gjetur për herë të parë është se tumoret në thelb mbjellin farën e shkatërrimit të tyre. Dhe se në kuadër të tumoreve, janë qelizat e imunitetit që i njohin këto proteina të cilat janë të pranishme në çdo qelizë kacerogjene”, tha Swanton. /GazetaExpress/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark